Kurti e Osmani pengohen gjatë një vizite në Mitrovicën Veriore - VIDEO
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u. d. presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot qëndruan për një vizitë në veri të vendit.
Por, atje nuk janë mirëprit nga serbët që jetojnë në këtë zonë. Në një video që e ka siguruar KALLXO.com ata dëgjohen duke e sharë e fyer grupin ku ishte edhe Albin Kurti bashkë me u.d. presidenten Vjosa Osmani.
Në lidhje me rastin ka folur zëdhënësi i partisë së Albin Kurit, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se vizita e tyre u realizua ashtu siç ishte planifikuar.
“Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka shkruar në facebook Kryeziu.