Kryeministri Albin Kurti pas takimit me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimin, Foto: Gentiana Ahmeti/ KALLXO.com

Kurti e Nagavci vizitë në Rektorat të UP-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci janë pritur në takim nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Takimi rreth 1 orësh, është zhvilluar në objektin e Rektoratit të UP-së. Rektori Qerim Qerimi ka thënë më pas se takimi ka qenë njoftues.

“Ky ishte takim hyrës, takim njoftues, takim institucional” – ka thënë shkurt Qerimi.

Ndërkaq, ministrja Arbërie Nagavci ka treguar disa nga çështjet që kanë diskutuar në këtë takim.

“Në këtë takim u njoftuam edhe për punën që është bërë rreth rishikimit të statutit të Universitetit të Prishtinës dhe mundësisë së krjimit të institutive dhe organave tjera kërkimore të cilat do të japin edhe mundësin për rigjenerimin e të hyrave që është një praktikë që ndodhë në të gjitha vendet e botës”- ka thënë Nagavci.

Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 21 nëntor të vitit të kaluar.