Foto: Kallxo.com

Kurti e Mustafa, tri orë të ‘ngujuar’ në bisedime

Janë bërë tri orë që kur ka filluar takimi mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërkohë që gazetarët po presin fundin e takimit.

Takimi që ka filluar në oren 16:00 ende nuk ka përfunduar.

Të dy partitë janë në bisedime për formimin e një programi qeverisës. Sipas tyre, ata janë pajtuar qe të takohen çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Në këtë takim është parë të hyjë kreu i LDK-së, Isa Mustafa pa kandidatën për kryeministre, Vjosa Osmani.

Gjatë ditës së sotme të dy partitë kanë mbajtur mbledhjet e kryesisë.

Albulena Haxhiu nga VV, deklaroi se marrëveshja mund të mos arrihet sot psi që sipas saj LDK po vendos barrikadime për postin e Presidentit.

LDK i ka mohuar këto deklarata.