Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, e kanë vizituar Doganën e Kosovës, 12 gusht 2022 Foto: KALLXO.com

Kurti e Murati vizitojnë Doganën e Kosovës, e vlerësojnë performancën e institucionit

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, e kanë vizituar sot Doganën e Kosovës, ku u pritën nga drejtori i Doganës Agron Llugaliu.

Pas takimit të mbyllur, udhëheqësit e institucioneve kanë mbajtur konferencë për media.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu tha se e kanë njoftuar kryeministrin që Dogana vazhdon të ketë performancë pozitive, siç shtoi ai krahasim me vitin e kauar edhe në të hyra.

“Edhe viti i kaluar ka pas trend pozitiv krahasuar me vitet e kaluara. Ne e falëndërojmë kryeministrin e ministrin për vizitën dhe në ofrimin e përkrahjes që na ofruan në kërkesat tona”- tha ai.

Kurse, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është i kënaqur me vizitën që e quajti përmbajtjesore në doganë.

“Kjo vizitë është faenderim e mirënjohje për drejtorin udhëheqjes së doganës dhe secilit zyrtar që punon në këtë institucion të rëndësishëm. Kur kjo siguri publike karakterizohet me arritje nga viti në vit nuk kemi pse mos të themi qe kjo vizitë shpreh gatishmëri për bashkëpunim e mbështetje të shtuar në vijim. Për gati 14 për qind janë rritur të hyrat këtë vit krahasuar me vitin e kaluar në po të njëjtën periudhë.

Kurti shtoi se të hyrat e Doganës,  në vitin 2021 janë rritur mbi 30 për qind sesa në vitin 2020.

“Edhe besueshmëria e qytetarëve është rrit. Zyra Kombëtare e Auditmit në raportin për doganën nuk ka shfaq gjetje të kualifikuar”- theksoi kryeministri.

Ndërsa, ministri i Finanace, Hekuran Murati tha se produktet e mallërat që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të sigurta.

“Ishim që të shohim nga afër punën që po bëhet dhe t’i falënderojmë zyrtarët doganor për punën që e bëjnë dhe tu ofrojmë përkrahje për punën që na pret. Produktet që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të jenë të sigurta dhe duhet të sigurohemi që hyjnë përmes kanaleve zyrtare. Kapjet e produkteve të sekuestruara janë bërë të përditshme. Kjo është mesazh që më nuk është e mundshme një gjë e tillë” – tha Murati.