Kurti e Maqedonci flasin për prodhimin e municioneve, thonë se janë koordinuar me aleatët

Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari” në Prishtinë, sot më 27.11.2024,  shënua “Dita e Forcës”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe udhëheqësit e lartë shtetëror. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në ceremoni, është shprehur se në krahasim me vitet e mëparshme, në qeverisjen e tij, kapacitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë rritur dukshëm. 

“Nëse e krahasojmë me vitet e mëhershme dhe me qeverisjen tonë, kemi dyfishim të numrit të ushtarëve krahasuar me vitin 2021, kemi trefishim të buxhetit për mbrojtje për Ministri, kemi katërfishim të trajnimeve jashtë vendit për oficerët, nënoficerët, ushatrakët tanë në përgjithësi, dhe kemi shumëfishim të invetsimit në armatim dhe në municione”- ka thënë Kurti. 

Kurti foli edhe për armatimin dhe municionin e FSK-së, për çka tha se është blerë nga vendet anëtare të NATO-s, si SHBA-ja, Turqia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Kroacia. 

Sipas Kurtit, shumica dërmuese e armatimit dhe municonit, është blerë nga buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesërisht është donacion nga këto vende. 

Kryeministri foli edhe për marrëveshjen e nënshkruar, sot më 27.11.2024, për themelimin e një komisoni ndërministror, i cili do të uhdhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci që ka për detyrë të inicoj procedurat dhe negociatatat për fabrikën e prodhimit të municionit në Kosovë dhe për laboratorin për dizejnimin e fluturakeve pa pilotë. 

Ndërkaq, minstri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dha detaje të tjera rreth procesit të fabrikës së prodhimit të municioneve dhe laboratorit për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë. 

Maqedonci tha se Kosova do të ketë fabrikën e parë të prodhimit të municionit, fabrikë shtetërore kjo si dhe të ketë laboratorin e parë për dizajnimin e dornëve kur dihet që dronët tashmë janë një sistem i ri, i futur në përdorim operacional në luftërat e fundit dhe tejet i suksesshëm. 

“Për këtë kemi mbështjetjen e aletaëve dhe partnerëve tanë dhe do të vazhdojmë që të komunikojmë bashkë me ta”- ka thënë Maqedonci.

Tutje, ai u shpreh se tashmë “Dita e Forcës” është bërë traditë që përkon me aktivitetet e mëhershme edhe me trashëgiminë që ne e kemi nga lufta çlirimtare, por edhe zhvillimet që i kemi si ushtri. 

Maqedonci deklaroi se kjo ditë, po shënohet me suksese sa i përket infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë. 

“Këtë po e shënojmë me një hap shumë të rëndësishëm në plotësimin e infratsrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë atë të fillimit të industrisë ushtarake që është komponentë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë shtetërore në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”- deklaori Maqedonci. 

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se pikërisht sot më 27.11.2024, në Ditën e Forcës ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjen e procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës së municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.Kurti gjatë mbledhjes të Qeverisë, tha se ky hap është i domosdoshëm besojmë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm Forcës të Kosovës.

Kosova nis procedurat për hapjen e fabrikës së municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë

Ndryshe , Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), sot më 27.11.2024,  ka hapur hapur  dyert për qytetarët për të demonstruar aftësitë dhe kapacitetet ushtarake, të mërkurën, më 27.11.2024.

Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë ftuar të gjithë qytetarët që të vizitojnë kazermat në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin. 

27 nëntori simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)