Kurti e Konjufca në fund të muajit të Ramazanit presin në iftar Kryetarin e BIK-ut dhe bashkëpunëtorët e tij

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Albin Kurti së bashku me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë pritur në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Bashkë me Tërnavën ishin edhe bashkëpunëtorët e tij.

Sontë u shënua nata e fundit e muajit të Ramazanit.

“Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve”, ka thënë Kurti, përcjell Zyra e për Media e Kryeministrisë.

Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, Kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar.

“Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti. ​