Kurti e Konjufca e takojnë emisarin e Trump-it për dialogun

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër Albin Kurti së bashku me Glauk Konjufcën i kanë shkuar në takim ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell i cili së fundi është emëruar si i dërguar i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë Serbi.

Vetëvendosje thotë se kanë marrë urime nga ambasadori Grenell për fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Vetëvendosje thotë se ambasadori Grenell i ka interesuar qëndrimi i Kurtit dhe partisë së tij për mundësinë e një marrëveshje me Serbinë.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, z. Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Para se të takohej me Albin Kurtin, ambasadori Grenell është takuar me presidentin Hashim Thaçi.

Thaçi tregon se çfarë bisedoi me emisarin e Trump për Kosovën

Gjatë ditës së djeshme, Kurti është takuar edhe me ambasadorin Philip S. Kosnett.