Kurti e konfirmon se mjete financiare në ‘Fondin e Sigurisë’ janë shifra milionë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se janë mbledhur miliona euro fondacione në “Fondin e Sigurisë” që është hapur gjatë javës së kaluar.

“Numri i donacioneve për Fondin e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katërshifror, ndërkaq numri i mjeteve të mbledhura është shtatëshifror, por për shifra të sakta mund t’i drejtoheni Ministrisë së Financave, Punëve dhe Trasnsfereve”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Republikës së Kosovës me 1 mars themelori “Fondin e Sigurisë” së Kosovës.

Kurti kishte thënë se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria.

“Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”, ishte shprehur Kurti.