Foto: Zyra e Kryeministrit

Kurti e emëron këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së ish-kandidatin e LVV-së për deputet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bicin, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Aziz Bici ka qenë kandidat për kryetar të Obiliqit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai gjithashtu ka qenë edhe kandidat për deputet nga LVV-ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit 2019.

Zyra e Kryeminstrit ka njoftuar se Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka raportuar për përbërjen e kabinetit të kryeministrit Kurti. 

Foto: Facebook