Viola Von Cramon

Kurti e bëri palë Viola Von Cramonin në politikën e brendshme në Kosovë

Ish-shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në emisionin “Kallxo Pernime” ka deklaruar se Albin Kurti e ka bërë palë në zhvillimet e brendshme politike raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

“Shikoni deklaratat e përfaqësueses së Parlamentit Evropain Viola Cramon se çka deklaron vazhdimisht deri sot. Deklaratat e saj janë deklarata përçarëse. Ka dhanë deklarata eksplicite për Kosovë dhe ka marrë anë në zhvillimet politike në Kosovë. Ka marrë anë për Lëvizjen Vetëvendosje. Është bërë palë në politikën e brendshme në Kosovë”, tha Gashi në intervistë.

“Partia e zonjës Cramon është parti minore, nuk ka kurrfarë roli në Parlamentin Evropian”, tha Gashi.

Sipas tij, LDK nuk ka kërkuar kurrë nga bashkëpunëtoret e tyre të partive të djathta popullore që të bëhen palë në Kosovë, ndonëse thotë se kanë raporte shumë të mira me ta.