Kurti dorëzon zyrtarisht letrën e aplikimit për në BE

Kryeministri i Kosovës ia ka dorëzuar në Pragë letrën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Me këtë rast, ministri Bek tha se presidenca çeke e përkrah aplikimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Bashkim Evropian.

“Është nderë i imi të pranoj aplikacionin e Republikës së Kosovës, ka qenë një prioritet i gjatë i BE-së dhe çekisë. E ardhmja jonë e përbashkët është mënyra më e mirë për t`i zgjedhur problemet, ekonomike, sociale apo edhe etnike, pra kjo është arsyeja përse ne mirëpresim hapin e Qeverisë së Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, çmojmë arritjet e Kosovës deri më tani”, tha ai.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha që kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë, ndërsa historike për Kosovën.

“Është ditë historike për Kosovën, dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë. Letra që kam sjellë bart shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur këtë ditë. Fletë për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta i përgjigjet vizionit të Evropës, që është e përgjithshme e plotë dhe në paqe”, tha Kurti.

Dje të tre krerët shtetëror, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar këtë letër të aplikimit.

Aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Çka pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE?