Kurti: Dorën e shtrirë të Anton Qunit e preu shpata nga Bradashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sontme që po vazhdon për mocionin ndaj Qeverisë, e ka falënderuar ofertën e Anton Qunit për të vazhduar koalicionin qeverisës.

Por që sipas Kurtit, dorën e shtrirë të Qunit e ka prerë Agim Veliu.

“Më lejoni të falenderoj Anton Quni qe shtriu dorën e dialogut. Dhe ato trija që kanë qenë si kushte, janë të dialogut që ne të merremi vesh. Por me vjen keq qe kjo dorë u pre nga shpata e gjatë nga Bradashi. Kjo është vështirësia ime si kryetar në këtë qeveri. Qe vendimmarrja e partnerit nuk është në Prishtinë, por është në Prapashticë dhe Bradash, nuk është në këtë sallë. Edhe 50 ditë të qeverisjes kjo ka qenë një ndër arsyet dhe ngatërresave. Unë po jua them hapur bindjen time nga ky bashkëpunim i deritanishëm. Vendimmarrja në LDK e kanë qe e kanë takuar Grenellin, edhe unë kontaktojë me të po nuk duhet qe dikush të shkojë të shtrihet të Grenelli. Zëvendësministri, Skender hyseni, ish-ministri i Brendshëm, kanë marrë shumë fuqi nga ky takim”, tha Kurti.