Trepça

Kurti: Do t'ia kthejmë terminalin doganor Trepçës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot ndërmarrjen publike Trepçën, ku ka deklaruar se do të i’a kthejnë Trepçës terminalin doganor që sipas tij iu ishte marrë padrejtësisht në vitin 2013.

“Po i bëjmë përgatitje që terminali doganor që ka qenë në Trepçë nga viti 2002 deri më 2013 të kthehet dhe asisoj të krijoj të hyra për Trepçën. Në vitin 2013, padrejtësisht iu është marrë terminali doganor Trepçës dhe ne duam që kjo të korrigjohet”, u shpreh Kurti pas takimit me kryeshefin e ndërmarrjes Trepça.

Përveç kthimin e terminalit doganor në kuadër të Trepçës, kryeministri Kurti deklaroi se Qeveria i ka ndarë 3.5 milionë euro për Trepçën.

“Qeveria në detyrë ka ndarë një subvencion mbi 3.5 milionë euro për Trepçën, në mënyrë që Trepça të mund t’i paguaj edhe obligimet por edhe pagat e punëtorëve të saj”, tha tutje Kurti.