AFET Committee - with Albin KURTI, Prime Minister of the Republic of Kosovo accompanied by Besnik Bislimi, First Deputy Prime Minister and Donika Gervalla-Schwarz, Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs

Kurti: Do të preferoja njohjen nga Serbia, por nëse nuk ndodhë do të jetojmë pa të

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thënë se preferon njohjen pavarësisë së Kosovës nga Serbia, por që sipas tij, Kosova nuk do të paguaj diçka të tillë as me territor e as me funksionalitet.

Këto deklarime kreu i qeverisë i bëri në një intervistë për European Western Balkans (EWB), në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.

“Sigurisht se do të preferoja që Serbia ta njohë Kosovën, por nëse nuk e bën këtë, duhet të jetojmë pa atë njohje. Nuk jam duke planifikuar ta zëvendësoj varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia me varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë për shtetin tonë të pavarur”, ka thënë ai.

“Për 13 vjet deri tash, kemi jetuar pa njohjen nga Serbia. Do të ishte mirë të na njohë, por nuk do të paguajmë për këtë, as me territor e as me funksionalitet të shtetit tonë. Kosova është e pavarur”, ka shtuar Kurti.

Në pyetjen sesi e sheh marrëveshjen e Washingtonit, Kurti është përgjigjur se janë disa pika në atë marrëveshje që janë problematike për Kushtetutën.

“Unë e kam përkrahur Presidentin Biden ndërkohë që Presidenti Vuçiq po lobonte shumë për Presidentin Trump. Nuk po them se ajo se çfarë është nënshkruar në Washingon ta hedhim tutje, aspak”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Sa i përket raundit të fundit të dialogut në Bruksel, Kurti ka thënë se nuk sheh një alternativë për një njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe se nuk dëshiron që t’i anashkalojë problemet të cilat refuzojnë që të diskutohet siç është regjimi i Milosheviqit.

“Shumë herë ka pasur përpjekje për të diskutuar rreth detajeve teknikeve të raundeve të mëparshme të bisedimeve, por ne jemi udhëheqës politikë, detajet teknike janë për ekspertë profesionistë, zyrtarë shtetërorë që janë pjesë e ekipeve tona”, ka thënë Kurti.

E në anën tjetër, Kurti ka thënë që me qeverinë e tij, Kosova po bëhet storie suksesi.

“Po e forcojmë shtetin e Kosovës. Kosova po bëhet storie suksesi. Dhe taktika e vjetër e salamit – çka më jep për njohje s’do të ndodhë kurrë, s’do të funksionojë”, ka shtuar ai.