Kurti: Do të kemi rreth 35 zëvëndësministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ende nuk i kanë përcaktuar emrat e zëvëndësministrave.

Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se në qeverinë e tij do të jenë 35 zv.ministra.

“Do të kemi rreth 35 zëvëndëministra, nga mbi 80 sa kanë qenë dikur dhe njëkohësisht kemi pasur vetëm një mbledhje, do ta kemi një tjetër që do të trajtojmë çështjet e tjera”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit tha se prioritet për të është Projektligji për buxhetin, plani i punës dhe programi qeverisës.

Ai është pyetur nga gazetarët edhe nëse do t`i kërkojë leje partnerit qeverisës LDK për shkarkimin e ndonjë ministri.

“Dua të bashkëpunojmë me subjekte të tjera në qeveri mbi baza të partneritetit”, tha ai.

“Nuk dua të mendoj se do të kemi ministra që duhen shkarkuar. Me programin tonë, marrëveshjen që kemi arritur nuk besoj se do të ndodhemi para sfidave të tilla”, tha Kurti.

LIVE – Takimi Kurti – Apostolova

LIVE – Takimi Kurti – Apostolova

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 5 février 2020

.