
Foto: KALLXO.com
Kurti: Do ta formojmë Qeverinë Kurti 3
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti ka thënë se do ta themelojë Qeverinë Kurti III me koalicionin e tyre, me Listën Guxo dhe Alternativa.
“Koalicioni ynë fitues do ta themelojë Qeverinë e re ‘Kurti 3’ dhe do të vazhdojmë punët e mira.” – tha ai për media para selisë së partisë së tij.
Kurti tha se nuk ka pasur incidente dhe gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe rregullave – duke falënderuar Policinë dhe organet në përgjithësi.
“E kanë dëshmuar qytetarët rezistencën e dytë përkundër një lufte hibride e oligarkëve, sidomos njëri prej tyre, ka shpenzuar pa hesap dhe ka kërcënuar punëtorët dhe përkundër të gjithave: populli fitoi, fitoi LVV dhe subjekti që do ta formojë Qeverinë. Të gjithë e kanë të qartë se ata që janë në vendin e dytë dhe te tretë edhe po të bëhen bashkë nuk mund të bëhen sa LVV.” – tha Kurti te objekti i LVV-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të Zgjedhjeve parlamentare të së dielës, më 09.02.2025.
Fillon publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet në Kosovë