Kurti dhe Vitia në takim me Shtabin Emergjent të Gjilanit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe shtabin emergjent të kësaj komune.

E gjitha kjo për të parë nga afër gjendjen dhe masat e ndërmarra në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi./rtv21

Kryeministri në detyrë viziton Komunën e Gjilanit Foto: RTV21