Albin Kurti - Isa Mustafa

Kurti dhe Mustafa takohen sot

Drejtuesit e Vetëvendosjes dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë dakorduar që të takohen sot gjatë ditës për të biseduar në lidhje me mundësinë e një marrëveshje politike për bashkëqeverisje mes dy partive që ata drejtojnë.

Siç merr vesh KALLXO.com, takimi do të mbahen përsëri në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në orën 17:00.

Edhe vet Kurti e ka konfirmuar takimin e sotëm.

“Po do të ketë takim sot. Në këtë takim do të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti para mediave.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Mustafës është mbajtur më 2 dhjetor por që nuk prodhoi ndonjë marrëveshje.

Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej përfundimit të zgjedhjeve, por që palët nuk ka arritur marrëveshje përfundimtare, përkundër takimeve të shumta.

LVV ka dalë parti e parë me rreth 1% të votave më shume së LDK, që ka dal parti e dytë.

Negociatat mes LVV-së dhe LDK-së kanë ngecur për shkak të kërkesës së LDK-së për pozitën e presidentit dhe pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

KALLXO.com do të iu mbajë të informuar për të takimin e sotëm mes Kurtit dhe Mustafës.