Kurti dhe Mehaj takojnë ushtarët e FSK-së në Iowa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që po zhvillojnë trajnime në Iowa.

Kurti dhe Mehaj kanë takuar ushtarët Lulëzim Statovci, Fidan Nishevci, Arianitë Prushi dhe Malsor Haxhiu.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kryeministri Kurti u shprehu mirënjohje ushtarëve tonë për krenarinë që na e sjellin me përkushtimin e tyre për t’i shërbyer vendit. Ai tha se angazhimi i përditshëm në trajnime për të avancuar aftësitë dhe shkathtësisë e tyre dhe forcës sonë është jetik në përkushtimin e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe siguri në rajon.

“Nëpërmjet rritjes së buxhetit për mbrojtje për 52%, ai tha se Qeveria po dëshmon synimin e saj që duke ngritur kapacitetet profesionale të FSK-së të kemi një forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese për të mbrojtur vendin, por edhe të bashkëpunojë me partnerë e aleatë në ruajtje të paqes në rajon e botë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kurti është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në Amerikë.