Kurti dhe ambasadori gjerman bisedojnë për rimëkëmbjen pas pandemisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Sipas një njoftimi për media, në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas ndaj pandemisë.

Tutje, është thënë se Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin.

“Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, është thënë më tej.