Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Demaçi bëri një jetë për interesin e përgjithshëm

Kryeministri Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar bënë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

“E kishte një jetë të tërë vepër për interesin tonë të përgjithshëm dhe që pavarësisht burgosjeve të gjata që së bashku bëjnë 28 vite nuk u ndal, nuk u lodh e nuk u thye asnjëherë. Kujtimi për të është i përjetshëm”, tha ai.

Republika e Kosovës, është në konstituim e sipër të të gjitha institucioneve kryesore qendrore. Të hënën është funksionalizuar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës, kryetar i së cilës u zgjedh Glauk Konjufca, ndërsa po të njëjten ditë, deputetë me 67 vota pro votuan edhe qeverinë Kurti 2.

Mbetet ende për t’u zgjedhur presidenti i vendit, pozitë për të cilën pretendente është Vjosa Osmani.