Kurti: Buxheti i mbrojtjes së vendit është më i vogël se buxheti për kategoritë e dala nga lufta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se respekti ndaj kategorive të dala nga lufta po shprehet me buxhet duke shtuar se numri i veteranëve të UÇK-së është i fryrë.

Kurti tha se buxheti i ndarë për kategoritë e dala nga lufta është më i madh se ai për mbrojtjen e vendit.

“Qeveria i ndan 120 milionë euro përafërsisht për kategoritë e dala në luftë, që është më shumë se për mbrojtjen e vendit. I bie 1.5% të bruto-produktit vendor. Respekti po shprehet me buxhet por kur shikon përbërjen, aty ne kemi pas vërejtje edhe kur kemi qenë në opozitë dhe vazhdojmë të kemi edhe sot e kësaj dite sepse konsiderojmë se pjesëmarrës në luftë kanë qenë më shumë se 60 mijë por numri i veteranëve të UÇK-së është i fryrë”, është shprehur Kurti para deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, kanë protestuar veteranët e OVL- UÇK, duke kërkuar që pensioni për veteranët e UÇK-së të përfshihet në Ligjin për paga.

Klinaku: Nuk e kemi ndërmend të ndalemi përballë çdo qeverie e çdo kryeministri