Kurti: Brenda javësh, do ta vendosim reciprocitetin me Serbinë
Kandidati për Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, është i vendosur që reciprocitetin me Serbinë do ta kthej menjëherë pas ardhjes së tij në krye të Qeverisë, siç beson ai që do të ndodh pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Është çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca por është ndër gjërat e para që do të bëjë”, tha ai në debatin në RTV Dukagjini ‘Debat Plus’, duke folur pwr reciprocitetin me shtetin fqinj verior.
“Reciprociteti është më thellë se plan, sepse është parim. Ka një dimension normativ, përveç atij utilitar, është parim i shëndoshë i marrëdhënieve ndërkombëtare. Andaj, pse do të ishte aq e jashtëzakonshme të vendoset reciprocitet që është i zakonshëm për një shtet që e thërret veten shtet i pavarur e sovran. Vendimi i parë që mori kjo qeveri në ikje ishte heqja e reciprocitetit”, tha Kurti.
Kandidatja për Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se Serbia nuk ka përmirësuar sjellje dhe se është e drejt e Kosovës të kërkoj trajtim të barabartë.
“Reciprociteti kurrë nuk është një masë e njëanshme që fillon nga ti, por është kundërpërgjigje nga shteti që e merr masën e padrejtë në raport me ty, prandaj kemi pritur tepër shumë vite që Serbia të ndryshoj sjelljen, e meqenëse nuk po e ndryshon në relacione tregtare e ato politike është krejt e natyrshme që ne të kërkojmë trajtim të barabartë në këtë mes”, potencoi ajo.