
Kurti bisedon me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, e falënderon për mbështetje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka biseduar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet.
Në këtë bisedë, Kurti tha se e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik.
Tutje, Kurti tha se Kosova përsëri dëshmon se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë.
Sipas tij kjo tregohet në Projektin Botëror të Drejtësisë, Raporti i vitit 2022, ku Kosova është renditur si e para në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë që ka shënuar përmirësim në fushën e sundimit të ligjit.
Today I spoke w/ & thanked @CounselorDOS for 🇺🇸’s continued support for 🇽🇰’s Euro-Atlantic integration. As shown in @TheWJP 2022 report, ranking 🇽🇰 as 1st in WB6 & 2nd most improved globally, we again prove that rule of law goes hand in hand w/ peace, security & democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 27, 2022