Foto:ZKM

Kurti bisedon me Chollet: Kosova e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme

Një ditë para takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipas një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Chollet kanë biseduar për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet Euro-Atlantike dhe sigurinë.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme.

Në komunikatë bëhet e ditur se Kurti  falënderoi Chollet për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet një takimmes të kryeministritAlbin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Gjatë këtij takimi pritet të arrihet edhe marrëveshja për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim e raporteve Kosovë-Serbi.