Derek Chollet - Foto: ZKM

Kurti bisedon me Chollet: E falënderon për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkuar se Chollet e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars.

“Kisha një telefonatë me Chollet i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Themelore dhe aneksi, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet”- ka shkruar Kurti.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia në Ohër të Maqedonisë së Veriut u dakorduan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se pavarësisht se nuk është firmosur, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, gjithashtu nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kurti: Kurrë nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale

Kujtojmë se korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.

Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve tjera të margjinalizuara.

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë