Kurti bisedon me Blinken, flasin për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar me sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se temë e diskutimit ishte çështja e pranimit të refugjatëve afganëve në vendin tonë.

“Kënaqësi për të folur me sekretarin Antony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e Presidentit Biden për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi ai.

Kosova deri më tani ka pranuar rreth 700 shtetas të Afganistanit, të cilët po evakuohen nga vendi i tyre pasi talibanët morën kontrollin.