Kurti bisedë telefonike më Escobar, thotë se diskutuan për paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmës-sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Sipas Kurtit, në këtë bisedë me Escobarin kanë diskutuar për rëndësinë e paqes, sigurisë dhe të stabilitetit në rajon.

“Me Escobar diskutuam për rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë, që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka bërë të ditur kryeministri, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’.