Kurti bën pazar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur që gjërat ushqimore t’i blejë vetë, duke respektuar orarin e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas shifrës së parafundit të numrit personal.

Përmes një postimi në Instragram, Kurti ka treguar artikujt e blerë, duke thënë që “ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paradites prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka falënderuar punëtorët e shitoreve për shërbimin dhe pastërtinë.

“I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, ka shkruar tutje ai.