
Foto: ZKM
Kurti bashkë me dy ministra e drejtorin e AKI-së takojnë ministrin e jashtëm të Turqisë
Në kuadër të edicionit të 61-të të Konferencës për Siguri e cila po mbahet në Mynih, Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me takime ndërsa me të ishin edhe Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.
Kurti bashkë me, Maqedoncin, Gërvallën dhe Ajetin kanë takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Në njoftimin e zyrës së kryeminsitrit thuhet se, Kurti se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje.
“Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit”- thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Para këtij takimi, ZKM njoftoi se Kryeministri Kurti kishte takuar edhe ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.
Në këtë takim ishte edhe Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci.
“Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes”- thuhej në njoftimin e ZKM-së.