Foto: RTV 21

Kurti: Asociacioni e shkel Kushtetutën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe e shkelë kushtetutën e Kosovës.

Kurti ka thënë se për Asociacionin duhet të pyeten pararendësit e tij dhe jo ai.

Sipas tij, tashmë me Qeverinë Kurti 2, Kosova po përfaqësohet si asnjëherë më parë në arenën ndërkombëtare dhe se në Kosovë, në asnjë qeverisje, nuk ka pasur më shumë delegacione.

“I keni pyetur ata, po më pyetni edhe mua, por unë s’jam si ata. Jam krejt ndryshe. Nuk mund t’i kemi ne pyetjet e njëjta kur jemi kaq të ndryshëm. Në Kosovë ka ndryshuar gjendja, përfaqësimi sepse ka kryeministër, presidente dhe kryeparlamentar me integritet. Asociacioni si Zajednicë e shkel edhe germën edhe frymën e Kushtetutës së Kosovës”, deklaroi Kurti.