Kurti arrin në Bratisllavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Bratisllavë për të marrë pjesë në ‘Forumin e Bratislavës GLOBSEC2023’ në Sllovaki.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e forumit në twitter.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë në një diskutime titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”- thuhet në njoftim.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është duke u munduar që në Bratislavë të organizoj një takim të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ky takim urgjent është thirrur pas situatës së krijuar në veri të vendit, ku qytetarët serb kanë protestuar duke u përleshur kështu edhe me paqeruajtësit e KFOR ku kanë mbetur të lënduar rreth 30 pjesëtarë.

Borrell flet për takim urgjent mes Kurtit dhe Vuçiqit (kallxo.com)

Në anën tjetër në veri të vendit janë duke vazhduar protestat e qytetarëve serb të cilët po i kundërshtojnë kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.

Zhvillimet në veri – Dita e tretë e protestave