Kurti: Aq lirë ka qenë çmimi i energjisë sa që qytetarët nuk e kanë ditur sa e kanë faturën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç rritjes së çmimeve, në vitin 2021 është shënuar rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike gjë që sipas tij ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit.

“Përveç rritjes së çmimeve, në vitin 2021 është shënuar rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike gjë që ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit. Kjo ka ndikuar pjesërisht nga ndryshimet e strukturës tarifore të vitit 2017 që do të flas më vonë, e që kanë synuar thjeshtimin e strukturës tarifore asokohe por që më tej për pasojë ka pasur zvogëlimin e nxitjes për efiçencë të energjisë dhe përdorimin e energjisë si alternativë për ngrohje gjatë sezonës së dimrit”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se  nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Kosovës se sa në këto katër vitet e fundit që nuk e di se sa paguajnë energji dhe se “aq lirë ka qenë sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë”.

“Në historinë e Kosovës numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur se sa e kanë faturën nuk ka pasur ndonjëherë”, ka thënë Kurti.