Pamje nga “Java e Albanologjisë” 2024. Foto: Kallxo.com.

Kurti: Albanologjia, pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 15-të të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, që organizohet në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Gjatë fjalës së tij, Kurti ka thënë se dija albanologjike e shekullit të 18 dhe 19-të ndihmoi shumë në zgjimin kombëtar të shqiptarëve, në gjysmën e dytë shekulli të 19-të.

Sipas tij, albanologjia nisi me interesimin e shkencëtarëve të huaj, ndërsa, rilindësit tanë shfrytëzuan arritjet shkencore të albanologjisë, “për të krijuar orientimin tonë kombëtar”.

“Albanologjia lindi si dije aktive luftarake e lidhur me ngusht me ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare. Ajo ishte pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në Ballkan”- tha ai, duke i konsideruar mjaft të rëndësishme temat që do të diskutohen gjatë konferencës për albanologjinë.

Kurti përmendi është ndihmën që jep qeveria për albanologjinë dhe bursat për studentët e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

Edicioni i 15-të i “Javës së Albanologjisë nisi sot, më 09.09.2024 dhe do të zgjasë deri më 11.09.2024.

Lulëzim Lajçi, ushtrues i detyrës së drejtorit të IAP-së, tha gjatë fjalës së tij, “Java e albano­logjisë” është aktiviteti më i rëndësishëm shkencor i Institutit Albanologjik.

“Edicioni i 15-të i ‘Javës së Albanologjisë do të mbahen në 5 sesione të disiplinave albanologjike, ku do të marrin pjesë 92 studiues të albanologjisë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Bullgaria dhe Hungaria”- tha thënë Lajçi1

Ndërsa, Adil Olluri, sekretar shkencor në IAP, tha se  15 -të vjet me radhë “Java e Albanologjisë ka mbledhur rreth 100 studiues për çdo edicion. “Kjo javë është tejet e rëndësishme për institutin tonë, duke qenë se për 15 vjet me radhë mblodhi rreth 100 studiues në çdo edicion, të cilët janë prezantuar me gjetjet dhe kërkimet e tyre për çështje të rëndësishme për albanologjinë”- tha Olluri.

Kumtesat që do të prezantohen gjatë “Javës së Albanologjisë” do të botohen në një botim special nga IAP. Deri me tani janë botuar materialet e 13-të edicioneve të kësaj jave, kurse edicioni i 14-të është në fazën e përgatitjes.