Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurteshi: LVV nuk e ka ndërmend ta ndryshojë listën e kandidatëve për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ndryshojë renditjen në listën e emrave të kandidatëvve për deputetë.

Kështu deklaroi anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi, në mbledhjen e sotme të KQZ, ku po diskutohet për broshurën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“LVV nuk e ka ndërmend me ndryshu listën. Çdo subjekt politik ka të drejtë ta riradhitë listën e vet”, tha ai.

KQZ-ja sot e ka miratuar fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Gjykata Supreme lë jashtë listës Albin Kurtin