Foto ilustruese: Pixabay

Kursimet pensionale të qytetarëve arrijnë rreth 2 miliardë euro

Kursimet pensionale të qytetarëve arritën në vlerën e rreth 2 miliardë euro, përderisa kthimet nga investimet në 2019-ën ishin 161 milionë euro.

Në vitin që shkoi, 75 përqind të mjeteve FKPK i kishte investuar në tregjet financiare ndërkombëtare gjithashtu tregon edhe për risqet, reduktimin e investimeve me risqe dhe ndikimi i raporteve tregtare ShBA-Kinë në tregjet financiare.

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) njofton për ngjarjet kryesore rreth investimeve dhe operacioneve të institucionit në vitin 2019.

Gjatë vitit, mjetet nën menaxhim të FKPK-së njohën rritje të lartë, me fondin total që iu afrua 2 miliardë eurove në fund të 2019-s, që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro.

Sikurse kërkohet nga legjislacioni, Bordi Drejtues merr vendime investuese bazuar në katër parimet e vendosura në Ligjin për Fondet Pensionale, të cilat janë: 1) siguria e fondit pensional; 2) shumëllojshmëria e investimit; 3) fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e fondit pensional dhe 4) mirëmbajtja e likuiditetit adekuat.

FKPK njofton se kthime nga investimet ishin mbi 161 milionë euro

“Bazuar në këto parime, FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një perfomancë pozitive nga investimet prej 8.9%, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i larti ndonjëherë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se pothuajse 75 për qind e mjeteve të FKPK-së gjatë 2019-s ishin investuar në tregjet financiare ndërkombëtare. Edhe pse viti u përmbyll me rritje të fortë të performances së tregjeve, përgjatë vitit disa risqe dhe pasiguri i përcollën ato: me vlerësimin shumë të lartë të aksioneve, me përkeqësimin e fitimit të pritshëm të korporatave, me luftën tregtare të pazgjidhur deri në fundviti dhe me tensionet gjeopolitike gjithandej globit. Si rrjedhojë e kësaj klime të pasigurt investuese, dhe për të qenë në linjë me mandatin (për të siguruar alokim të kujdesshëm të investimeve) shpërndarja e investimeve është përshtatur përmes pikëpamjes së vazhdueshme taktike të ekspozimit ndaj situatave me dhe pa risk.

FKPK tregon se i reduktoi investimet me risk te larte, gjithashtu përmend edhe përmirësimin e raporteve tregtare në mes të ShBA-së dhe Kinës

“Viti 2019 kishte filluar me një ekspozim të lartë ndaj riskut, meqë korrigjimi i fundvitit 2018 është konsideruar i tepruar. Por më pas, veçanërisht gjatë periudhës maj deri gusht, FKPK-ja ka treguar kujdes të shtuar dhe i ka reduktuar investimet me risk të lartë. Ndërsa në pjesën e fundit të vitit, kemi parë një ambient të përmirësuar ekonomik, me më pak risk të shfaqjes së recesionit ekonomik, me një seri të kënaqshme të fitimeve të korporatave, me relaksim të marrëdhënieve tregtare SHBA-Kinë dhe zbehjen e riskut të ngritjes së normave ose inflacionit. Si rezultat i kësaj, FKPK-ja e ka ngritur paksa pozicionimin e saj në aksione”, tregon FKPK.

Më tej thuhet se nga monitorimi dinamik i pozicionimit të investimeve, FKPK-ja e ka arritur një performancë vjetore prej 8.9 përqind gjersa risku i ndërmarrë i portofolit të saj ishte shumë i përmbajtur, me një luhatshmëri vjetore prej 2.3 përqind. Kjo rezultoi në një raport kthim/risk rekord të FKPK-së prej 3.9 (kur aksionet globale patën raport prej 1.6-2.4), duke e përmbushur kështu synimin e maksimizimit të fitimit në raport me riskun e ndërmarrë.

Përveç kësaj, FKPK tregon se Bordi e ka ngritur (në rekord) vlerën e investimeve në Kosovë, si në letrat me vlerë ashtu edhe depozitat bankare. Gjersa në fund të 2018-s rreth 20% e mjeteve, ose rreth 328 milionë euro, ishin të investuara në Kosovë, në fund të 2019-s përafërsisht 25% e mjeteve (rreth 500 milionë euro) ishin të investuara në vend.

FFK thotë çmimi për njësi është rritë prej 50 përqind nga ai fillestar

“Çmimi i njësisë prej €1.5106 nё fund tё vitit 2019 ёshtё pikё referimi, pasi pёrfaqёson njё rritje prej 50% nga çmimi fillestar, shifër kjo e cila e përkthyer si vlerё nominale nënkupton kthim nё investim prej rreth 483 milionë euro qё nga themelimi i institucionit, fakt ky qё ri-kujton se strategjia investuese e FKPK-sё ёshtё afatfgjatë dhe pozitive”, bën të ditur FKPK.

Nё kuadёr tё operacioneve, gjatë 2019-s i ka vazhduar të promovojё shёrbimet online, si dhe ka mundësuar furnizimin e klientëve me pasqyra edhe jashtë orarit të punës (përmes e-kioskut). Gjatë vitit 2020 FKPK-ja planifikon që palëve të interesit dhe institucioneve mbikëqyrëse t’iu prezantojë, dhe të diskutojë me ta, rreth mundësisë së ndërtimit të disa portofoleve investuese përmes së cilave risku i investimeve do të reduktohej varësisht asaj se sa afër moshës së pensionimit gjendet një kontribuues.

Bordi dhe menaxhmenti i FKPK-sё besojnё se kthimi i realizuar përgjatë kёsaj periudhe si dhe projektet e parapara pёr uljen e riskut pёr kontribuuesit mё nё moshё, janё nё tё mirё tё vetё kontribuuesve dhe e shtojnё vlerёn e institucionit si tёrёsi.

Ditё mё parё, Banka Qendrore e Kosovws kishte njoftuar se sektorin pernsional vadhoi tё ketё kthim pozitiv nё investime dhe rritje tё kontrivuteve tё reja. Vlera e pёrgjitshme e mjeteve tё menaxhuara nga fonfi arrijnё nё vlerёn e 1.91 miliardё euro

Kursimet pensionale arrijnë në 1.91 miliard euro

Ndryshe, viti 2018-të nuk ishte aq i mirë për kursimet pensionale të qytatërve, Kursimet Pensionale të kontribuesve kosovarë të menaxhuara nga Trusti Pensional në vitin 2018-ë pësuan rënie prej 5.2 për qind. Shprehur në shifra janë humbur rreth 85 milionë euro për shkak të rënies se vlerës së aksioneve në tregjet financiare ku janë të investuara kursimet e kosovarëve.

Kursimet pensionale pësojnë rënie prej 5.2 %, humben 85 milionë euro

.