Kurora e dhëmbit i zë rrugët e frymëmarrjes, 77 vjeçarja shpëtohet nga mjekët
26.2.2022 - 11:36
Pulmologu Besim Morina ka publikuar në Facebook një rast të shpëtimin të një gruaja 77 vjeçare pasi kurora e dhëmbit i kishte nxënë frymën.
Sipas pulmologut Morina, trupi i cili i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes 77 vjeçares i kishte mbetur mbetur gjatë vizitës së saj te dentisti.
“Sot ne ekipi i Kabinetit të Bronkoskopise në krye me Musa Hoxha, bëri largimin e trupit të huaj nga rrugët e frymëmarrjes te një grua 77 vjeçare. Trupi i huaj ishte një copë e kurorës së dhëmbit që ishte aspiruar gjatë vizitës së saj te dentisti. Procedura u përballua lehte dhe u krye me një profesionalizëm për një kohë të shkurtë duke e kursyer atë nga ekzaminimet dhe intervenimet më të rënda”, ka shkruar pulmologu Morina.