Takimi Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Kur do ta mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi në Bruksel?

Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë datë për takimet e radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, por as në nivel të negociatorëve.

Nga Bashkimi Evropian i kanë thënë KALLXO.com se në takimin e fundit të nivelit të lartë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, të dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë takimet.

“BE vazhdon të lehtësojë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Datat për takimet e ardhshme të Dialogut do të shpallen në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen me shkrim për KALLXO.com.

Më 22 korrik të këtij viti, BE kishte deklaruar për KALLXO.com se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord të takoheshin në nivelin kryesor negociator çdo muaj për të adresuar çështjet aktuale dhe për të përgatitur takimet e nivelit të lartë.

Më 19 korrik Kurti dhe Vuciq u takuan për herë të dytë në kuadër të dialogut në Bruksel.

BE-ja e ka cilësuar të vështirë takimin e fundit të të dyja palëve.

Pas takimit, Kurti tha se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por që ajo është refuzuar ende pa u lexuar.

“Unë propozova një marrëveshje të shkruar me 6 nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua, pra atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar që të kemi një deklaratë të paqes e kam përgatitur në mënyrë në një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar”, tha mes tjerash Kurti.

Sipas tij, refuzimi pa lexim për të tregon mungesë gatishmërie për marrëveshje.

Kurse Vuçiq, tha që nuk janë pajtuar për asgjë duke thënë që kryeministri Kurti është kthyer në shekullin e 19-të.

Prioritetizimi i dialogut