Kundërsulmi i Fatmir Limajt, ia merr AAK-së kandidatin për kryetar komune

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se kandidati i AAK-së për kryetar komune në Malishevë Kajtaz Gashi ka aderuar në këtë parti.

Sipas Limajt, Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike, Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe.

Bashkë me Gashin, në NISMA kanë aderuar edhe Januz Mazreku – nënkryetar i degës së AAK-së dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.

“Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend. NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin”, ka shkruar Limaj.