Kundërspin: Qeveria teknike nuk është arenë e fushatës parazgjedhore

LSDM dhe VMRO-DPMNE harrojnë thelbin e ekzistimit të qeverisë teknike dhe shndërruan (me iniciativë të VMRO-DPMNE) në fushë të matjes së kotësive dhe muskujve.

Për shkak të kësaj, në vend të mekanizmin kontrollues përmes institucioneve të cilat funksionojnë me qëllim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, qeveria teknike u shndërrua në objekt dhe subjekt për plasimin e spineve në opinion për qëllime parazgjedhore, shkruan Vërtetëmatësi, raporton Portalalb.mk.

Rreth sjelljes së ministres Rasella Mizrahi në një numër të madh deklaratash të politikanëve mund të hasen edhe detektohet jokonsekuencat e radhës, gjegjësisht spine:

Spin: Nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme në shtet se ajo e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve. Unë mund të bëj kompromis dhe të bisedojmë për tema politike dhe për to të kërkojmë zgjidhje, por kërkojë kompromis për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe në veçanti të ministrit që dha deklaratë solemne para Kuvendin se do të respektoj Kushtetutën, por kjo nuk ndodhi. Presim që opozita të jetë e zgjuar dhe të propozoj kandidat që respekton Kushtetutën dhe ligjet. Për shembull, një prej deputetëve të cilët votuan për Maqedoninë e Veriut dhe Protokollin për NATO, si zgjidhje e mundshme. Vendimi është i tyre, kë të duan le ta propozojnë, unë do ta pranoj.

Spin: Janë të vetëdijshëm se po humbin, kuptojmë nervozizmin e tyre, e din se i ndjek përgjegjësia e 12 prillit. Nuk ka nevojë për një nervozizëm të tillë…Apelojmë deri te Spasovski që të ju bëj ball manovrimeve politike dhe politikave skllavëruese të LSDM-së, të sheh interesin shtetëror dhe me vetëdije të mos çoj shtetin drejtë një skenari të rënë politik. Nuk është gjë e mirë për shtet, që me dhunë të shtyhen punët. Marrëveshja politike ekziston dhe duhet të respektohet. Kemi 60 dite deri në zgjedhje, mund të kërkojë vetëm që me 12 të kemi kushte elementare për zgjedhje demokratike.

Kundërspin:
Sjellja “partiake” dhe deklaratat e ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi rreth tabelës në MPPS-së për emrin e Republikës së Maqedonisë, nxiti një seri deklaratash de hapash te të dy partitë politike më të mëdha. Kryeministri teknik Oliver Spasovski pas kërkesës së ministrit Nikolla Dimitrov, për të rikthyer tabelën me emrin e ri kushtetues, dorëzoi propozim për shkarkimin e Mizrahi-t nga funksioni. Mizrahi përsëriti se nuk ka gabuar, ndërsa lideri i opozitës Hristijan Mickoski thotë se kanë fituar (VMRO-DPMNE), prandaj LSDM ka frikë që të shkarkojë Mizrahi-n.

“TEMË SHKUAR HUQ”
Në të vërtetë edhe Spasovski dhe MIckoski “huqën temën”, dhe për këtë në deklaratat e tyre mund të detektohen jokonsekuenca, gjysmëspine dhe spine.

Për shembull, deklaratë jokonsekuente, por edhe spin është që Spasovski nuk mund të bëj kompromis me një ministër i cili nuk ka respektuar Kushtetutën, as ligjet, dhe se ka dhënë një deklaratë solemne në Kuvend, sepse i njëjti Spasovski në të kaluarën është ulur me ministrat e partnerit të koalicionit, BDI-së. të cilët nuk kanë respektuar Kushtetutën dhe kanë deklaruar se për funksionin e tyre dhe cilësinë nuk vendos Zoran Zaev, por lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Çka është kjo nëse jo kompromis me kolegët ministra në qeverinë e njëjtë, dhe të mos flasim për kompromiset që duhej t’i bënte e gjithë qeveria, përfshirë edhe Spasovskin, që të ndryshohet Kushtetuta dhe ligjet, që të implementohet Marrëveshja e Prespës, që të miratohet ligji për gjuhët, etj…

Mickoski, nga ana tjetër, spinon se sheh interesin shtetëror, dhe se “ai është më i rëndësishëm” dhe se nuk është gjë e mirë për shtetin, që “punët të kryhen nëpërmjet rrugës së dhunës”.

Nëse Mickoski do të ishte i shqetësuar për shtetin dhe për operacion të drejtë, të quajtur zgjedhje, i cili gjithsesi se do të jetë i rëndësisë së lartë për shpejtësinë e rrjedhës së procesit të euro-integrimeve, “do ta udhëzonte” ministren Mizrahi të mos bëj incidente “patriotike”, dhe të jep deklarata se para tabelës së vjetër të MPPS me emrin Republika e Maqedonisë. Nëse ka pasur ose jo tabelë është më pak e rëndësishme, por ajo të kupton se ka një realitet tjetër, kjo është më e rëndësishme, e rëndësishme është edhe se ajo është emëruar nga Mickoski dhe ai mund të kontrollojë se sa dëm kjo shkakton. Por, ai jo vetëm që nuk e bëri, por edhe siç konstatoi opinioni ai e la “ujin që të rrjedh”.

QEVERIA TEKNIKE ËSHTË TEKNIKE JO PARTIAKE

Në të vërtetë, të dy palët harrojnë thelbin e ekzistimin të qeverisë teknike. Ajo nuk është partiake dhe prej saj nuk pritet realizimi i programit politik, por vetëm një funksion i thjeshtë i institucioneve në periudhë prej 100 ditësh para zgjedhjeve. Qeveria teknike nuk është fushë grindjeje rreth programeve poltike dhe pozicioneve, as nuk është mejdan ku palët duhet të masin muskujt. Ndërsa opinioni që nga fundi i dhjetorit e sheh vetëm këtë, me një përjashtim të vogël në muajin e fundit nga MISHA.

E vërtetë është se trendin e filloi VMRO-DPMNE, që me deklaratën e parë të Çulevs se ekzistojnë indikacion për krim…Do të thotë, qeveria teknike nuk merret me indikacione, ajo nuk përmbush asnjë program politik, ajo vetëm vendos një kontroll në mes qeverisë dhe opozitës, nga e cila në fund pritet një organizim demokratik të procesit zgjedhor. Këtë si duket, e harrojnë të dy palët, edhe pse më shpesh LSDM është pala më e sulmuar, ndërsa VMRO-DPMNE ajo që sulmon në qeverinë teknike.

Liderët e të dy partive duhet këtë ta sqarojnë, ndërsa përfaqësuesit e tyre të mos spinojnë në opinion.