Kundër rrëzimit të Qeverisë votuan 34, jo 32

Të mërkurën mbrëma, Kuvendi i Kosovës votoi për rrëzimin e Qeverise së Kosovës me anë të një mocioni mosbesimi të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në kushte jo të zakonshme, me hapësirë njëri nga tjetri deri në dy metra, deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nismës, Listës Serbe e deputetë të tjerë nga minoritet votuan për mocion mosbesimi ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së udhëhequr nga ai.

Gjatë seancës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 1 abstenoi.

Por, dy vota nuk ishin numëruar kur u votua kundër.

Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, tek të cilët mungoi deputeti i më i vjetër i legjislaturës, Jahja Koka, kundër ishin edhe tre vota nga LDK, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Por, përveç këtyre, kundër votuan edhe dy deputetë nga Grupi Parlamentar 6+. Fidan Jilta dhe Zekreta Aliti.

Votën kundër për KALLXO.com e kanë konfirmuar vetë deputetët.

Ndërsa, ndaj rrëzimit të Qeverisë së Kosovës abstenoi Fikrim Damka.

Qeveria e Kosovës u rrëzua me 82 vota për, me 25 mars pas vetëm 51 ditë pune.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).