Policia e Shtetit, Foto: Facebook

Kukës, plagoset me armë 6-vjeçari, i dyshuar është fqinji i tij

Një 6-vjecar është qëlluar me armë zjarri në fshatin Kodër Lumë të Kukësit, shkruan Top Channel.

Ngjarja, sipas policisë dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa në polici si autor i saj është shoqëruar një 75-vjecar me inicialet H.D, fqinj me të miturin.

Ende nuk dihen gjendja e 6-vjecarit, I cili është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TCh