
Kukës, arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje e moskallëzim të krimit
18.1.2025 - 14:27
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Kukës, njëri për armëbajtje pa leje dhe dy të tjerë për mos kallëzim të krimit.
Sipas njoftimit, shërbimet e kontrollit kanë ndaluar automjetin “Benz” me drejtues shtetasin shqiptar T.H., dhe pasagjerë shtetasit E.Ç. dhe A.S. Gjatë kontrollit në automjet, Policia ka gjetur një armë zjarri automatik.
Më pas, gjatë bastisjes së banesës së të dyshuarit T.H., Policia ka gjetur edhe një tjetër armë zjarri.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.