Kujdes me dorezat! Ja çfarë rekomandon OBSH

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e rregullt të dorezave në komunitet.

Drejtori i Zyrës së OBSH në Bullgari, Skënder Syla deklaroi se përdorimi i dorezave mund të rrisë rreziqet, pasi mund të çojë në vetë-infeksion ose bartje tek të tjerët përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara, e cila nuk pasohet nga heqja e dorezave dhe higjienës së duarve.

“Duke përmirësuar gjerësisht praktikat e higjienës së duarve, vendet mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, tha Syla.

Prandaj, në vendet publike siç janë supermarketet, përveç distancës fizike, OBSH rekomandon instalimin e stacioneve të higjienës publike për pastrimin e duarve në hyrje dhe dalje./21Media