Kujdes: Kosovarët po humbin para nga mashtruesit në internet

Përmes rrjeteve sociale dhe me mesazhe nëpër adresa elektronike shumë lehtë mund të bini preh e mashtrimeve.

Një formë e tillë është zbuluar së fundmi se po ndodh përmes një letre ku kërkohen një shumë më e vogël parash për tu kompensuar më pastaj me një shumë tjetër më të madhe.

Por, një gjë e tillë është mashtrim. Letra me atë të cilës po mashtrohen qytetarët, e të cilën e ka siguruar KALLXO.com, përmban të dhëna të ndryshme. Ajo është në gjuhen shqipe dhe në fund të saj vendosen edhe vula fitive.

Kështu ka thënë menaxheri i Vllesa Co përfaqësues i RIA transfer parash për Kosovë, Labinot Sallauka.

Ai ka thënë se deri më tani kanë ndaluar disa persona që mos t’i dërgojnë paratë në xhirollogaritë e marra nga linqet që u dërgohen nëpër rrjete sociale.

“Zakonisht kërkesat e tilla vijnë nga vendet afrikane por edhe nga Evropa. Janë disa raste kohëve të fundit që ne i kemi ndal mos me pagu, sepse janë mashtrime”, ka thënë Sallauka.

“Personat të cilët kanë emra të huaj dhe nuk njiheni personalisht me të, mos u dërgoni pare. Ato (kërkesat), paraqiten me qëllime donacioni, apo me kredia të buta, janë të gjitha mashtrime”, thotë ai.

“Kjo nuk ka të bëj asgjë me Kosovë, janë jashtë. Përkthimet i bëjnë me google translate, më ka ndodh edhe me mua me më shkrujtë”, tha Sallauka për KALLXO.com.

Sallauka tha se ka pasur raste kur personat i kanë dërguar para në xhirollogari të ndryshme me shpresën se do t’i pranojnë më shumë më pastaj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.