Ilustrim

Kufizohet orari i qendrave tregtare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të gjitha qendrat tregtare të punojnë deri në ora 21:00.

“Obligohen të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës që veprimtarinë tregtare ta ushtrojnë prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Qendrat tregtare ishin hapur më 1 qershor në kohën kur në krye të ministrisë së Shëndetësisë ishte Arben Vitia.

Deri më tani, në vendin tonë janë regjistruar 4715 persona me COVID-19, 2227 të shëruar dhe 101 viktima.