Kufizimi i lëvizjeve, gazetarët mund të zhvillojnë punën

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës mori vendim për kufizim në lëvizje të qytetarëve dhe automjeteve civile.

Por, nga ky vendim nuk janë prekur gazetarët dhe punëtorët medial.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se gazetarët në punën e tyre mund ta zhvillojnë pa kufizime.

“Komuniteti i mediave, gazetarët dhe ekipi përcjellës, mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të rregullt, në përputhje me urdhëresat të cilat tashmë janë në fuqi. Gazetarët, kameramanët, fotoreporterë dhe punetorët medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional. Gjithashtu, udhëtimin e tyre gjatë përcjelljeve të ngjarjeve në teren, ta bëjnë me vetura zyrtare dhe të regjistruara si pronë e mediumit ku ata punojnë”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës për media në Qeverinë e Kosovës për AGK.

Udhëzimet shtesë do të pasojnë gjatë ditës.