Kufizimet e reja për hyrjen e qytetarëve të Kosovës në Slloveni

Qeveria sllovene ka publikuar një dekret për përcaktimin e kushteve për hyrje në Republikën e Sllovenisë me qëllim të menaxhimit dhe kontrollit të COVID-19.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Slloveni, nga 29 mars 2021, qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për këtë shtet duhet të futen në karantinë për 10 ditë si dhe ajo nuk mund të përfundojë edhe nëse testi PCR është negativ.

Ndërsa, qytetarët e Sllovenisë e kanë të ndaluar që të vijnë në Kosovë, përveç atyre që e kanë kaluar COVID-19.

“Sipas Dekretit, udhëtimi në vendet ose njësitë administrative në listën e kuqe është i ndaluar, përveç personave që tashmë janë shëruar nga COVID-19 dhe personave të vaksinuar dhe përjashtimet e veçanta”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kushtet e tjera të ndryshuara për hyrjen në Slloveni që do të zbatohen janë:

1) Vetëm disa vendkalime kufitare do të jenë të hapura. Më shumë informacione mbi kalimin e kufirit dhe listën aktuale të vendkalimeve të hapura dhe orët e tyre të punës mund të gjenden në faqen e internetit gov.si: https://www.gov.si/…/koronavirus-sars…/prehajanje-meja/

2) Kosova (ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit) aktualisht është në atë që njihet si lista e kuqe e Sllovenisë. Udhëtarët nga vendet në listën e kuqe i nënshtrohen urdhrit për karantinë 10-ditore. Karantina nuk mund të përfundojë më me një test negativ të virusit SARS-CoV-2.

➡️Kurse, testi PCR njihet vetëm nëse kryhet në një shtet anëtar të BE-së ose në Zonën Schengen.

Lista e përjashtimeve nga detyrimi i karantinës është shkurtuar. Lista e plotë e përjashtimeve dhe detaje të tjera për kalimin e kufirit gjatë pandemisë mund të gjenden në faqen e internetit të  Qeverisë së Sllovenisë:  https://www.gov.si/…/koronavirus-sars…/prehajanje-meja/

Ju lutemi vini re se:

Sipas Dekretit, udhëtimi në vendet ose njësitë administrative në listën e kuqe është i ndaluar, përveç personave që tashmë janë shëruar nga COVID-19 dhe personave të vaksinuar dhe përjashtimet e veçanta.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë në gjuhën sllovene ose angleze.