Blerim Kuçi përballë Jeta Xharrës. Foto: Fatrion Ibrahimi/KALLXO.com

Kuçi: Nuk kam aplikuar si ministër në asnjë tender të paguar me buxhet të Kosovës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është deklaruar lidhur me kontratën që ka nënshkruar kompania në pronësi të tij, “Hidroterm Sh.P.K” për ndërtimin e një spitali në Prizren.

Kuçi në emisionin “Jeta në Komunë” u arsyetua se në kohën kur ka konkurruar për këtë projekt nuk ka qenë as ministër e as deputet.

Ai theksoi se si ministër nuk ka aplikuar në asnjë tender që rrjedh nga buxheti i Kosovës e as si kryetar komune.

“Nuk ja dhash vetit këtë tendër. Kjo ka ndodhë, në procesin e qeverisë Hoti, kur nuk jam kanë deputet as ministër. E keqja jem në këtë shoqëri sidomos mediale, aty ku jam unë iu kanë pre disave edhe interesat e këqija, sepse une jetoj prej kompanisë së tem ashtu si punëtorët dhe jam shumë transparent. Jam anku në OShP edhe kam dasht me dal edhe në media, se mu po me bëhet e padrejtë se nuk jam marrë parasysh si kompani referencat e mia në Mal të Zi. KRRP ka ndërhy ka thanë nuk ki drejtë ti mos me ja marrë parasysh jashtë shteti. Referencat e kompanisë jashtë shtetit nuk kanë hyrë OShP nuk ka dasht si të hyra të qarkullueshme”, u shpreh Kuçi

 

Muajin e kaluar është raportuar në media se “Hidroterm” Sh.P.K. ka fituar tenderin publik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) për “ndërtimin e objektit spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren”. Vlera e kësaj kontrate kap shifrën e 4 milionë e 900 mijë eurove.