Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

Ku mbeti 100-milionëshi i qeverisë për subvencionimin e energjisë?

Qeveria e Kosovës kishte ndarë mbi 100 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike me synim për të ulur ndikimin e rritjes së tarifave tek konsumatorët.

Pjesa më e madhe e kësaj shume ndodhet ende në Thesarin e Shtetit ndërsa pjesa tjetër në llogari të KEK-ut.

Kështu tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në emisionin “Kallxo Përnime”.

Rizvanolli tha se deri më tani janë shpenzuar rreth 20 milinonë euro nga kjo shumë e dedikuar për zbutjen e krizës energjetike në vend.

“Pjesa më e madhe gjendet në thesar, ndërsa një pjesë e vogël në llogarinë e KEK-ut. Në dhjetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për subvencionim të importit të energjisë të cilat janë disburusar në KEK dhe përmes KEK-ut është organizuar blerja e energjisë për të siguruar furnizimin me energji”, tha Rizvanolli.

“Me rasti e harxhimit të këtyre mjeteve, qeveria ka ndarë edhe 10 milionë euro të tjera, prej tyre janë shpenzuar rreth 7 milionë euro, ndërsa tre milionë euro i janë bashkangjitur 90 milionëshit të zotuar nga qeveria… Ato janë në thesar nuk janë zhdukur/ Jemi duke i bërë përgatitjet finale për sezonin e dimrit, duke pasur parasysh edhe gjendjen e përkeqësuar të sektorit, ndërkohë që qytetarët kanë paguar me tarifat e kaluara, çmimet e importit kanë qenë të larta”, shpjegoi Rizvanolli.

Qeveria zotohet për subvencionim të energjisë me 90 milionë euro